90-vjeçari që piu gjysmë litre ngjyrë, duke menduar se është jogurt


Gazeta Express
19 Maj 2019 10:05

Një pensionist ka provuar të ketë stomak të hekurt, pasi ai piu gjysmë litre ngjyrë, duke menduar se ishte jogurt.

Ngjarja e Bobit, 90 vjeç, u bë virale pasi mbesa e tij e postonte fotografinë e qeshur të tij, i cili është i mbuluar me ngjyrë në pjesën e gojës, transmeton lajmi.net.

Alex Stein shkroi në Twitter: “Gjyshi im piu gjysmë litre ngjyre sot, duke menduar se ishte jogurt”, shkroi Alex Stein, mbesa e Bobit.

Postimi i saj tashmë ka mbledhur mbi 486.000 pëlqime me një koleksion të komenteve të qeshura.

Sipas Alex, gjyshi i saj, i cili ka llogarinë e tij në Instagram, ishte në gjendje të rregullt shëndetësore pavarësisht se piu ngjyrë.

Këto janë fotografitë që ia publikojë mbesa gjyshit të tij. /

Te fundit


Kthehu lart