90 mijë procedura për privatizimin të pronës ndërtimore


Gazeta Express
13 Maj 2019 18:38

Statusi i më shumë se 90.000 lëndëve për privatizim të truallit ndërtimor do të mund të kontrollohet me veglën e re të internetit të Ministrisë së Financave dhe të Drejtorisë për Punë Pronësore Juridike.

Kjo mund të bëhet me shënimin e numrit arkivor të lëndës, kohës së parashtrimit dhe parcelës së kadastrës dhe komunës. Nëse parashtruesi nuk ka të dhëna për parcelën do të mund të shënojë numrin e amzës.

Më pas në postën elektronike që do të jetë e shënuar mbërrin informacioni për fazën në të cilën është zgjidhja e lëndës, shkruan Alsat.

Në platformën e re tashmë janë regjistruar lëndët e vitit 2018 dhe 2019, ndërsa gjatë periudhës së ardhshme kjo do të bëhet edhe me lëndët tjera, të parashtruara deri në dhjetor të vitit 2014.

Te fundit


Kthehu lart