9 vjet më pas, Linda Halimi konfirmon pjesëmarrjen në festivalin nga i cili e përjashtuan


Gazeta Express
12 Shtator 2019 12:11

Linda Halimi ka konfirmuar se do të jetë pjesë e edicionit të këtij viti të Këngës Magjike.

Këngëtarja Linda Halimi do të kthehet në Shqipëri pas lindjes së vajzës.

Linda ka konfirmuar atë që e ka lajmëruar më herët, se do të jetë pjesëmarrëse në festivalin e Këngës Magjike, madje duke zbuluar edhe këngën.

Ajo ka treguar se kënga do të ketë titullin “Want my love” dhe është bërë nga producenti amerikan Nealante, shkruan Gazeta Express.

Kjo pjesëmarrje e Lindës në këtë festival vjen 9 vjet pas skandalit, kur ajo ka marrë pjesë me bashkëshortin e saj Big D dhe Nora Istrefin.

Por, treshja më pas janë përjashtuar për shkak të mugesës së dicplinës dhe mungesave në prova.

Madje, Ardit Gjebra kishte vendosur që t’ia ndalonte pjesëmarrjen në ‘Këngën Magjike’ për gjashtë vjet.

Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar dhe tani Linda vjen si një njeri tjetër./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart