86 raste të reja me koronavirus në qytetet e Kosovës të banuara me shumicë serbe - Gazeta Express
string(80) "86-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-qytetet-e-kosoves-te-banuara-me-shumice-serbe"

86 raste të reja me koronavirus në qytetet e Kosovës të banuara me shumicë serbe

Lajme

Gazeta Express

27/02/2021 12:42

Sipas të dhënave të fundit, në qytetet e Kosovës të banuara me shumicë serbe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruan 86 raste të reja me koronavirus.

Shtabi i Krizave i Komunës Veriore të Mitrovicës, ka bërë të ditur se përveç 86 rasteve të reja, 39 persona janë shëruar.

Lexo Edhe:

Aktualisht ka 545 raste aktive në qytete e Kosovës të banuara me shumicë serbe.

Që nga fillimi i epidemisë, 15,057 serbë të Kosovës janë testuar, nga të cilët 4,377 janë konfirmuar me COVID-19.

Deri më tani, 107 persona kanë vdekur në komunitetet serbe në Kosovë nga COVID-19.