84 vjeçarja shqiptare mund koronavirusin! - Gazeta Express
string(40) "84-vjecarja-shqiptare-mund-koronavirusin"

Gazeta Express

08/04/2020 17:20

84 vjeçarja shqiptare mund koronavirusin!

Gazeta Express

08/04/2020 17:20

Një grua e moshuar 84 vjeçare ka lënë spitalin infektiv të Tiranës këtë të mërkurë, e shëruar plotësisht nga Koronavirusi.

Lajmin e përcjell Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu, e cila shkruan në rrjetin social se nënë Rukija ka dalë negative së bashku me 8 pacientë të tjerë, që janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit.

Lexo Edhe:

Shifrat e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë, numri total i të prekurve shkon në 400./EXPRESS