load
Gazeta Express
5 Nëntor 2019 10:23

“Zoran Zaev me vetëdije ka gënjyer për autostradën Kërçovë-Ohër se ka dështuar  vetëm për ta nxirrë projektin e VMRO-DPMNE-së, për ta arsyetuar paaftësinë profesionale dhe të vjedhë para. Dje shërbyesi i tij Boçvarski e pranoi se kanë gënjyer dhe se trasa  nuk ka dështuar, ndërsa Zaev për tre vjet në pushtet nuk arriti ta përfundojë projektin,  por ka lidhur anekse shtesë  të marrëveshjes me qindra milion euro.

Zaev i ka gënjyer qytetarët para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016. Zaevi  gënjen qytetarët edhe tani. Dallimi është që në vitin 2016 qytetarët i kanë besuar, ndërsa tani askush nuk i beson.

Qytetarët nuk i besojnë, sepse premtoi se do të japë 140 milion euro për zhvillim të formave vendore, ndërsa ka dhënë 10 milion euro përmes Fondit për inovacione nga firmat e  familjarëve  të funksionarëve  të LSDM-së.

Qytetarët nuk i besojnë Zaevit sepse premtoi se do t’i ndërtojë HEC Çebren dhe HEC Galishte.  Tre vjet  prejse është në pushtet nuk ka asnjë gjë nga ndërtimi.

Zoran Zaev gjithçka që premtoi ka gënjyer. Qeveria është gjenerator i lajmeve të rreme. Vijon përgjegjësi për të gjtiha gënjeshtrat në 3 vitet e fundit. Parparin ndryshim. Pas 12 prillit vijon rindërtimi i Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart