8 orë pa drita! Këto lagje në Tiranë do të mbeten pa energji ditën e premte


Gazeta Express
15 Maj 2019 17:39

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar këtë të mërkurë se për rreth 8 orë disa nga lagjet e Tiranës do të mbeten pa energji gjatë ditës së premte, përafërsisht rreth orëve 8:00 deri në 16:00 të drekës.

Më konkretisht, OSHE bën me dije se do të mbeten pa energji zonat: Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, pallatet pranë karburant “Kastratit” tek Zogu i Zi, rruga “Artan Lenja”, pranë ish-fushës se Aviacionit, Lapraka, rrugët “Pandi Dardha”, “Mati Logoreci”, “Vangjel Noti” dhe zona rreth Spitalit Ushtarak

Te fundit


Kthehu lart