8 nga të lënduarit në Ferizaj dërgohen në Prishtinë, 4 në gjendje shumë të rëndë - Gazeta Express
string(79) "8-nga-te-lenduarit-ne-ferizaj-dergohen-ne-prishtine-4-ne-gjendje-shume-te-rende"

8 nga të lënduarit në Ferizaj dërgohen në Prishtinë, 4 në gjendje shumë të rëndë

Lajme

Gazeta Express

05/01/2021 15:50

Një bombol e gazit ka shpërthyer sot në një restorant në Ferizaj, ku si pasojë dhjetëra persona janë lënduar, raporton Gazeta Express.

Drejtori i Spitalit të Ferizajit, Jeton Zeqiri, ka thënë për Express, se 24 pacientë kanë kërkuar trajtim në këtë spital si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur, derisa 8 persona janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se 4 prej pacientëve të cilët janë dërguar në QKUK janë në gjendje më të rëndë shëndetësore për shkak të djegieve që kanë pësuar.

“24 pacientë kanë ardhur në spital për shkak të shpërthimit të një bombole. 8 prej tyre janë dërguar në QKUK me djegie të shkallës së lartë, 4 prej tyre në bazë të ekzaminimit janë shumë të rrezikuar për jete, ndërsa 12 pacientë janë duke u trajtuar në spital. Ne jemi mobilizuar menjëherë për trajtimin e këtyre pacientëve”, ka thënë ai.

Zeqiri është shprehur se gjendja e pacientëve të cilët po trajtohen në këtë spital është stabile.

Ndërsa, drejtori Rajonal në Policinë e Ferizajt, Emin Beqiri, ka thënë për Gazetën Express se numri i të lënduarve ka shkuar në 31 si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një lokal në Ferizaj./Express/