8 ekipe, 1 qytet, 7 data… dhe një ëndërr - Historia e këtij sezoni të Champions - Gazeta Express
string(74) "8-ekipe-1-qytet-7-data-dhe-nje-enderr-historia-e-ketij-sezoni-te-champions"

Gazeta Express

12/08/2020 13:20

8 ekipe, 1 qytet, 7 data… dhe një ëndërr – Historia e këtij sezoni të Champions

Gazeta Express

12/08/2020 13:20

Tetë ekipe, një qytet, shtatë data… dhe një ëndërr. Prognoza më emocionuese dhe e hapur e Ligës së Kampionëve që mbahet mend prej një kohe të gjatë. Tashmë, “Final Eight” e ka tabelën e saj të përcaktuar dhe katër ndeshjet e shënuara me të kuqe në kalendar. Lisbona pret Bayernin, një skuadër plot ambicie, sikurse PSG e Mbappé dhe Neymar. Ata do të jenë, apriori, rivalët e shkëlqyer të Barcelonës dhe Atlético Madridit në luftën për këtë Champions. Por, të mos harrojë askush Leipzig, Lyon dhe madje Atalantën, tre mysafirë të befasishëm, të cilët, në një ndeshje teke, kanë të drejtë të besojnë te mrekullia.

Nga tetë finalistët e mbetur të këtij kompeticioni, vetëm dy prej tyre e dinë se çfarë do të thotë ta fitosh këtë trofe prestigjioz. Dhe ato përballen me njëri-tjetrin. Bayerni dhe Barça janë të vetmit çerekfinalistë të këtij edicioni, që kanë arritur lavdi në garën më të mirë europiane për klubet. Gjashtë skuadrat e tjera po përballen me një mundësi të shkëlqyeshme për ta bërë “sefte” në Ligën e Kampionëve.

Lexo Edhe:

ATALANTA – PSG (12 gusht)
Ndeshja e parë, që do të hapë çerekfinalet e këtij edicioni, do të jetë ajo mes italianëve dhe francezëve. Vëmendja kryesore do të përqendrohet te Mbappé, pjesëmarrja e të cilit do të jetë pezull deri në momentin e fundit, prej dëmtimit. Të besuarit e trajnerit Tuchel shihen si favoritë absolutë, por kujdes nga Atalanta, një skuadër pa komplekse, që me Gasperinin në stol po bën mrekullira. Fundja, do të jenë 90 minuta të vetme (nëse nuk shkohet në shtesë dhe te penalltitë), në të cilat gjithçka mund të ndodhë.

LEIPZIG – ATLETICO MADRID (13 gusht)
Për shumë njerëz është mundësia e shkëlqyeshme që Atlético Madrid të marrë atë që i takon Liga e Kampionëve. Paraqitja pararendëse kundër Liverpool-it, në “Anfield”, e bën skuadrën e Diego Simeone favorite të padiskutueshme. Në këtë drejtim flasin edhe bastet. Me një kundërshtar në dukje më të thjeshtë se ai i Barçës, “rojiblancos” do ta vendosin besueshmërinë e tyre në provë kundër Leipzig, që tashmë ka treguar sa vlen edhe kundër Tottenham. Pa Werner, por me Dani Olmo, Schick, Sabitzer…, gjermanët kanë arsenal të mjaftueshëm për të besuar te befasia e radhës në Champions.

BARCELONA – BAYERN MUNICH (14 gusht)
Messi kundër Bayernit më të mirë të kohëve të fundit. Gjigandi gjerman duket se ka rishfaqur potencialin e tij mbresëlënëse ndaj Chelsea është i frikshëm për këdo. Shumë njerëz, madje, i shohin bavarezët si favoritët e mëdhenj të këtij Champions-i. Shpresat janë te Kimmich, Thiago, Lewandowski etj. Sidoqoftë, tani duhen llogaritur edhe futbollistë të tjerë, që kohët e fundit kanë shpërthyer, si Davies, Goretzka, Gnabry. Të gjithë janë kërcënim serioz për një Barça që nuk bind, por ende ka Leo Messi jashtëtokësor.

MANCHESTER CITY – LYON (15 gusht)
”Qytetarët” e Guardiolës më në fund bënë një hap përpara në Europë. Triumfi i fundit kundër Real Madridit i dërgon ata në Lisbonë me moralin më të lartë të mundshëm. Skuadra dhe trajneri kanë shumë potencial për të pasur sukses. Por, Lyon-i i pret në çerekfinale, me francezët që tashmë e dhanë një paralajmërim serioz në Torino, duke eleminuar Juventusin. Të besuarit e Rudy García, me Toko Ekambi dhe Depay në krye, premtojnë të luftojnë. /Telesport/