Historia e pa treguar e dashurisë që u ndërpre më 11 shtator, shpresuan ta realizojnë ëndrrën amerikane – ajo u shndërrua në makth


Gazeta Express
12 Shtator 2019 7:10

Kanë kaluar 18 vite që nga sulmi i përgjakshëm terrorist në SHBA. Atë ditë të 11 shtatorit 2001, pjesëtarët e Al-Qaedës kishin rrëmbyer katër aeroplanë komercial amerikanë, dy prej të cilëve i kanë përplasur në kullat binjake në New York, shkruan Time.

Shumë rrëfime lidhen me këtë datë, kurse një në 18-vjetorin e kësaj ngjarje tragjike ka prekur pothuajse të gjithë që kanë pasur rastin ta lexojnë, transmeton Telegrafi.

Fjala është për Ana dhe Louis Alfonso që ishin munduar të realizojnë ëndrrën amerikane, por fati i ndau përgjithmonë. Louis Alfonso kishte humbur jetën pikërisht në këtë sulm të tmerrshëm terrorist.

Dyshja ishin rritur bashku në malet e Ekuadorit në qytezën Kuena, ku familjet e tyre shoqëroheshin gjatë gjithë kohës dhe ishte e natyrshme që në këtë aspekt edhe historia e tyre të ndërronte diskurs.

Pasi që u martuan në vitin 1988, Alfonso shkoi në New York për të qëndruar për disa vite, ku më pas u rikthye në Ekuador për ta marrë Anan dhe ta dërgojë në tokën e premtuar, për një jetë më të mirë. Të paktën kështu kishin menduar.

Morën me qira një shtëpi në Queens dhe shpejt sollën në jetë një djalë. Për të mbetur gjallë Alfonso kryente punë të ndryshme, megjithatë një ditë u erdhi momenti që do ta shijonin një jetë më të mirë.

Një mik e ndihmoi në vitin 1996 që ta gjej punën e ëndrrave në një restorant të quajtur “Dritaret e botës”. Chimbo 34-vjeç e kuptoi se mund ta realizojë ëndrrën e tij dhe të kursej para, duke shpresuar që së bashku me Anan ta kenë restorantin e tyre.

Chimbo u avancua në punë duke fituar postin e menaxherit në gusht të vitit 2001. Megjithatë, disa muaj më vonë gruaja e tij përjetoi abortin, duke u detyruar Chimbo ta marrë ditë të lirë që të kujdeset për të, dhe që të nesërmen më 11 shtator t’i rikthehet punës.

Kështu në ora 5 të mëngjesit të 11 shtatorit, Chimbo u zgjua dhe pa bërë zhurmë u largua nga shtëpia, duke mos e praktikuar shprehinë – ta puth gruan që ishte në gjumë. Në anën tjetër partnerja e tij e kishte vërejtur se do të largohet pa e përshëndetur, dhe u ngrit dhe i tha “mirë u pafshim, dashuria ime”.

Restoranti “Dritaret e botës” ishte hapur në vitin 1976 në kulmin e lulëzimit të Qendrës Botërore të Tregtisë. Pikërisht ishte ky restorant që ndihmoi që antipatinë e krijuar për Qendrën Botërore të Tregtisë, ta shndërroi në simbol të New Yorkut.

Pikërisht atë vit, ky restorant që konsiderohej si më i bukuri u bë “shtëpia” e të huajve që vizitonin New York-un, dhe një mundësi e mirë për ata që kërkonin punë sikurse që ishte rasti i Chimbos.

Pronari i restorantit David Emily dhe kuzhinieri Michael Lomonako, ishin dëshmitarë se punonjësit e tyre kishin mundësi të përparojnë dhe ta duan punën që e kryejnë, pasi për ata ishte realizim i ëndrrës amerikane.

Chimbo sikurse edhe Ana po qëndronin ilegalisht në SHBA, kurse disa ditë pas 11 shtatorit u detyrua të kërkoj ndihmë për vete dhe djalin e saj 12-vjeçar.

“Kam qenë e frikësuar. Mendoja se nuk e meritoja pasi ky nuk është vendi im”, ka deklaruar ajo për Time. Megjithatë, djali i saj kishte nevojë për barna kundër astmës, e ndihmën e mori nga pronari i restorantit.

Kurse qysh në qershor të vitit të kaluar, ajo udhëtoi me tren nga Queens deri te qendra memoriale, vend ky ku dikur qëndronin kullat binjake. Aty u ndje sikur po shkon në ahengun e ditëlindjes së bashkëshortit. Mori me vete një qiri dhe kartolinën e ditëlindjes në të cilën shkroi: “Dashuria e jetës time, urime ditëlindja”.

Qëndroi pranë turistëve për orë të tëra të cilët hapnin kartolinën e saj dhe e lexonin, duke mos mundur të ndalin lotët.

“E sheh Chimbo, të gjithë këta njerëz kanë ardhur në ahengun e ditëlindjes tënde”, thoshte ajo me vete.

Chimbo është në mesin e mijëra viktimave, gjymtyrët e të cilëve nuk janë gjetur dhe që kishte lënë amanet se nëse vdes i pari, do të dëshironte që hiri i tij të shpërndahet nëpër oqean.

Kështu Ana beson se kjo dëshirë i është plotësuar kur u shemb ndërtesa dhe hiri i tij u zhduk në ajër mbi Atlantik.

Megjithatë pas shumë viteve, Ana është pajisur me “green card” së bashku me të birin. Sot ajo punon në një ëmbëltore e djali i saj është bërë fotograf dhe dizajner grafik

Te fundit


Kthehu lart