78 raste me COVID-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë - Gazeta Express
string(57) "78-raste-me-covid-19-ne-zonat-e-banuara-me-serb-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 14:43

78 raste me COVID-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 14:43

Gjatë 24 orëve të fundit në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë janë regjistruar 78 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Express.

Shtabi i krizave në Mitrovicën e Veriut ka njoftuar sot se në këto zona aktualisht janë 886 raste aktive me koronavirus si dhe numri i të shëruarve ka arritur në 1,216.

Lexo Edhe:

Që nga fillimi i pandemisë, një total prej 8,414 njerëz janë testuar, nga të cilët 2,155 njerëz janë konfirmuar të kenë koronavirusin.

Betejën me COVID-19 e humbëm 53 persona në zonat e banuara me serbë. /Gazeta Express/