737 pacientë po trajtohen për COVID-19 në klinikat e QKUK-së, 47 në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(83) "737-paciente-po-trajtohen-per-covid-19-ne-klinikat-e-qkuk-se-47-ne-gjendje-te-rende"

Gazeta Express

17/04/2021 15:52

737 pacientë po trajtohen për COVID-19 në klinikat e QKUK-së, 47 në gjendje të rëndë

Gazeta Express

17/04/2021 15:52

Numri i pacientëve të spitalizuar në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, ka shënuar rënie, krahasuar me ditët e kaluara.

SHSKUK-ja ka njoftuar se janë duke u trajtuar 737 pacientë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Prej tyre,  630 raste janë të konfirmuar me koronavirus, 47 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 577 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 302 pacientë:

254 të konfirmuar me koronavirus, 28 në gjendje të rënduar dhe 243 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 112 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 57 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 33 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 68 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 19 pacientë + 8 në intensiven e Klinikës Infektive

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 435 pacientë:

376 të konfirmuar pozitivë

19- në gjendje të rënduar shëndetësore

334- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 64 pacientë

Spitali i Gjakovës, 68 pacientë

Spitali i Pejës, 100 pacientë

Spitali i Gjilanit, 79 pacientë

Spitali i Ferizajt, 61 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 43 pacientë