70 mijë euro ka paguar MASHT-i për blerjen e maskave për nxënësit kosovarë - Gazeta Express
string(72) "70-mije-euro-ka-paguar-masht-per-blerjen-e-maskave-per-nxenesit-kosovare"

70 mijë euro ka paguar MASHT-i për blerjen e maskave për nxënësit kosovarë

Gazeta Express

30/09/2020 9:30

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka siguruar maskat mbrojtëse për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës.

Për kontratën “Procedurë e negociuar për blerjen e maskave mbrojtëse për nxënësit e Republikës së Kosovës në kushte pandemie”, janë ndarë 70 mijë euro.

Lexo Edhe:

Bazuar në kontratën e publikuar nga prokurimi, kontrata ka kushtuar 70 mijë euro.

Tutje, bëhet me dije se tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “Yoobopo” Sh.P.K, dhe se kohëzgjatja e tenderit është bërë për 12 muaj.

Vlen të përmendim faktin se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar 54 raste të reja me Covid-19.