70 gra bllokojnë hyrjen e Drejtorisë së Tatimeve në Durrës: Duam pagën e luftës - Gazeta Express
string(78) "70-gra-bllokojne-hyrjen-e-drejtorise-se-tatimeve-ne-durres-duam-pagen-e-luftes"

70 gra bllokojnë hyrjen e Drejtorisë së Tatimeve në Durrës: Duam pagën e luftës

Gazeta Express

05/06/2020 10:13

Ditën e sotme 70 gra, punonjëse të një fasonerie në Durrës kanë dalë në protestë pasi nuk kanë marrë pagën  e luftës.

Punonjëset kanë bllokuar hyrjen e Drejtorisë së Tatimeve në Durrës duke u shprehur se nuk do lejojnë  zyratarët të futen brenda pa u zgjidhur problemi i tyre.

Lexo Edhe:

Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës së tatim-taksave janë detyruar të  hyjnë nga dera e pasme.

Kujtojmë që javët e fundit protestat nga punonjësit e fasonerive kanë qenë të shumta, pasi nuk kanë përfituar pagën e luftës.