7 vite e kishte mbyllur në shtëpi, rumunia rrëfen tmerrin e përjetuar nga shqiptari


Gazeta Express
17 Gusht 2019 13:06

Për mbi shtatë vjet, një grua rumune, nënë e dy fëmijëve të vegjël, u mbajt ne izolim mes torturash nga bashkëjetuesi i saj, një 37-vjeçar shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë sot se shqiptari është vënë nën arrest shtëpiak për keqtrajtim dhe dhunë.

Për arsye xhelozie, e ndaloi atë të dilte nga shtëpia dhe të kishte një jetë shoqërore, i monitoronte rrjetet sociale, telefonat, madje kishte vendosur kamera ne banese qe ta ruante edhe ne kohen qe ai nuk ishte aty.

Gruaja ka përjetuar tmerr dhe dhune, pasi ai e rrihte sa here qe nuk ishte i kënaqur me sjelljen e saj. Madje e kërcënonte me armën që kishte në banesë se do ta vriste.

Vetëm pas sherrit te fundit, kur ai po e rrihte në prani të fëmijëve, duke e akuzuar se kishte një të dashur dhe me pas duke dhunuar edhe një nga fëmijët, gruaja bëri denoncimin ne polici.

Te fundit


Kthehu lart