7 pozita të lira në institucionet e pavarura, Kuvendi hap konkursin - Gazeta Express
string(66) "7-pozita-te-lira-ne-institucionet-e-pavarura-kuvendi-hap-konkursin"

7 pozita të lira në institucionet e pavarura, Kuvendi hap konkursin

Gazeta Express

26/05/2020 12:22

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka shpallur sot konkurse për plotësimin e pozitave të lira në shtatë institucione të pavarura. Në mesin e konkurseve të shpallura është edhe ai për Avokatin e Popullit, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Kuvendi ka njoftuar se konkursi është edhe për zgjedhjen e shtatë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, zgjedhjen e dy  anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media, zgjedhjen e tre anëtarëve në Këshillin Gjyqësor, zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial dhe zgjedhjen e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Lexo Edhe:

 Linku: http://www.kuvendikosoves.org/shq/punesimi/vende-te-lira-pune/