7 dorëheqje në pak muaj, Lame e prezanton vetë drejtorin e 8-të në kadastrën e Vlorës - Gazeta Express
string(84) "7-doreheqje-ne-pak-muaj-lame-e-prezanton-vete-drejtorin-e-8-te-ne-kadastren-e-vlores"

Gazeta Express

13/07/2020 13:49

7 dorëheqje në pak muaj, Lame e prezanton vetë drejtorin e 8-të në kadastrën e Vlorës

Gazeta Express

13/07/2020 13:49

Kreu i Kadastrës Artan Lame e ka prezantuar personalisht në Vlorë drejtuesin e ri të kadastrës së Vlorës. Andi Binaj do të drejtojë hipotekën e Vlorës dhe i bie të jetë drejtori i 8-të që merr përsipër detyrën.

Lame: Drejtorin e ri e urojmë pa i dhënë dorën, është e sikletshme. Legalizimet në Vlorë nuk kanë ecur keq. Janë kryer 10400. Në këtë kuadër drejtorit të ri do i dalë detyra e përshpejtimit të këtij procesi. Një tjetër fushë që ka qenë problematike ka qenë legalizimet me shkelje në leje, të braktisura nga pronarët, janë me dhjetra.

Lexo Edhe:

Drejtori i ri do të ketë mbështetjen e të gjithëve, kujtdo që është i interesuar. Drejtori i ri kam bindjen se do të ketë kontakte me ju (gazetarët) është një nga këshillat e para që do i jap, për ti vendosur në shërbim të ndihmës ndaj ndihmës për qytetarët. Brenda Kadastrës do të ketë reformë edhe për sektorin e brendshëm. Është përgatitur.

Ka mangësi personeli. I drejtohem cdo të riu vlonjat për fushat që kemi mangësi, ju lutem paraqiteni. Është kthyer në barsoletë cështja e drejtorëve të Vlorës, më mirë në barsoletë sesa në tragjedi, çështja e zvarritjes me pronat.

Mjafton të themi se kemi qenë në gjendje të vendosim në vijë edhe cështje më të vështira, qytetarët do ta shikojnë vetë ndryshimin në Vlorë. Në vitin e fundit Vlora po vuan kalvarin e 30 viteve. Të gjithë kemi fjetur sipër kësaj situata kaotike, ne patëm kurajon ta hapim.