Milo: Socialistët janë dele që vihen në rresht për të votuar


Gazeta Express
21 Maj 2019 23:36

Historiani Paskal Milo i ftuar në “Provokacija” është shpreh se asnjëherë nuk është ndikuar nga politika në studimet mbi historinë.

Ai është shprehur se nuk ka pasur qasje pozitive ndaj regjimit, madje ishte larguar nga Tiranë si djali i armikut të popullit, pasi ka qenë i persekutuar.

Paskal Milo: “Asnjëherë! Ta them me sinqeritetin më të madh. Nuk kam bërë koncesionin më të vogël përsa i përket ndikimit të politikës në studimet e mia historike. Në mënyrë absolute! E di pse, qoftë edhe për një arsye që t;i mund ta quash banale, unë në periudhën e komunizmit kam qenë i persekutuar në një farë mase, nuk kam qenë në burg.

Por unë jam larguar nga Tirana më motivacioni djali i armikut të popullit. Dhe këtë shumë pak njerëz e dinë sepse unë nuk bëj propagandë për këtë punë. Për 8 vite të tëra nuk më është lejuar të shkruaj. Më është ndaluar të shkruaj. E drejta themelore e një intelektuali. Unë nuk kam pas ndonjë qasje pozitive ndaj regjimit.

Pas viteve ’90 se unë pas viteve ’90 u futa në politikë si shumë intelektualë të tjerë isha profesor universiteti u ktheva, se 5 vjet shkova në Fier si dënim dhe kur edha kam ardhur me qasjen super të qendërzuar që të merrem me studime historike pa u influencuar nga politika”.

Duke komentuar votuesit e majtë dhe veçanërisht ata socialistë Milo i etiketon si dele që vihen ne rresht për të votuar.

Te fundit


Kthehu lart