66 vjeçari fiton 345 milionë dollarë nga një biskotë në Karolinën e Veriut


Gazeta Express
7 Qershor 2019 23:41

Fituesi i një lotarie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë i pasur, falë numrave të një biskote.

Charles W.Jackson Jr. mori një biskotë nga mbesa e tij, e cila e kishte blerë në një restorant vietnamez dhe vendosi që numrat që figuronin në të, t’i vendos për biletë në lotari.

Fundjavën e kaluar, ai u shpall fitues dhe mori 344.6 milionë dollarë.

66-vjeçari ka zbuluar se pjesën më të madhe do t’i dhurojë për bamirësi. Me paratë e fituara, ai është zotuar se do çojë gruan me pushime në Vietnam, ndonëse ka qenë më shumë se 20 herë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart