6 të shëruar dhe 6 raste të reja me Covid-19 në Malishevë - Gazeta Express
string(57) "6-te-sheruar-dhe-6-raste-te-reja-me-covid-19-ne-malisheve"

Gazeta Express

16/11/2020 16:32

6 të shëruar dhe 6 raste të reja me Covid-19 në Malishevë

Gazeta Express

16/11/2020 16:32

Sot në  Komunën e  Malishevës, me Covid-19 janë prekur edhe gjashtë persona, si dhe janë shëruar edhe 6 të tjerë, raporton Gazeta Express.

“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 6 persona të prekur me covid-19 janë shëruar dhe janë regjistruar 6 raste të reja. Kjo është bërë e ditur në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), si dhe përmes kontakteve dhe monitorimit të gjendjes në terren”, është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar nga kjo komunë.

Lexo Edhe:

Rastet e reja të regjistruar sot janë nga këto vendbanime: 2 raste në Drenoc dhe nga 1 rast janë regjistruar në Malishevë, Lladrovc, Senik dhe Shkarashnik, ndërsa numri i rasteve aktive është 59.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Gjithsejtë të prekur me covid-19, nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë 343 persona, prej tyre 259 janë shëruar, 25 kanë vdekur dhe 59 persona janë aktiv me covid-19”, është bërë e ditur më tutje.

Në ndërkohë sot gjatë ditës në Kosovë, janë shënuar edhe 688 raste të reja me Coronavirus, kanë vdekur 11 persona si dhe janë shëruar 236 të tjerë. /Gazeta Express