59-vjeçari që vdiq dje nga koronavirusi, ishte anëtar i LDK-së - Gazeta Express
string(60) "59-vjecari-qe-vdiq-dje-nga-koronavirusi-ishte-anetar-i-ldkse"

Gazeta Express

26/05/2020 7:18

59-vjeçari që vdiq dje nga koronavirusi, ishte anëtar i LDK-së

Gazeta Express

26/05/2020 7:18

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se dje në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor, ka ndërruar jetë.

“I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Lexo Edhe:

Viktima e 30-të, nga COVID-19 në Kosovë është Agim Hoxha dhe ishte 59 vjeç.

I ndjeri ishte edhe pjesë e LDK-së në komunën e Prizrenit. Kjo degë madje u ka shprehur telegram ngushëllimi familjarëve.

Ky është postimi i plotë i kryetarit të kësaj dege, Anton Quni:

Lidhja Demokratike e Prizrenit ka humbur aktivistin e devotshëm, ish-kryetarin e nëndeges së fshatit Randobravë, mësuesin dhe qytetarin e përkushtuar për dije, arsim e përparim të vendit të vet, Agim Hoxha, i cili sot ndërroi jetë në moshën 59 vjecare.

Agimi do të mbetët në kujtesë si njeri pozitiv e optimist, i dashur dhe bujar, mik e shok i sinqert dhe aktivist e veprimtar i palodhur. E donte Kosovën dhe besonte në të ardhmen e saj.

Do të na mungoi shumë.

Dega e LDK-së së Prizrenit i shprehë ngushëllime të sinqerta familjës Hoxha, miqëve, bashkëpartiakëve, bashkëveprimtarëve, kolegëve arsimtar, dhe gjithë fshatit Randobravë.

Shpirti i bëftë dritë!

U prehtë në paqen e amshueshme!

Lamtumirë, Agim!