Gjatë ditës së sotme i janë nënshtruar testit për Covid-19 58 zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë
Për fat të mirë të gjithë kanë rezultuar negativ në analizat e kryera në laboratorin e Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar. Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i MSH-së Faik Hoti, shkruan Gazeta Shneta.
“Mund t’ju konfirmoj se 58 zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë rezultuar negativ në analizën për koronavirus Covid-19”, ka deklaruar Hoti.
Zyrtarët e MSH-së i janë nënshtruar testit pasi një zyrtar i Ministrisë rezultoi pozitiv me koronavirus.
Rezultatet e tjera të pacientëve nga Klinika Infektive dhe mostrat e marra nga tereni dhe nga karantina pritet të publikohen së shpejti nga IKSHPK.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...