58 të vdekur nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë në Kosovë - Gazeta Express
string(66) "58-te-vdekur-nga-koronavirusi-qe-nga-fillimi-i-pandemise-ne-kosove"

Gazeta Express

04/07/2020 7:43

58 të vdekur nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

Gazeta Express

04/07/2020 7:43

Mbrëmë janë konfirmuar 114 raste të reja me COVID-19. Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara nga marsi ka arritur në 3 mijë e 178, me gjithsej 58 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, raporton Express.

Rastet pozitive janë nga Ferizaj, Prishtina, Mitrovica, Peja, Vushtrria, Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Gjilani, Vitia, Suhareka, Hani i Elezit, Kacaniku, Kamenica, Mamusha, Obiliqi dhe Skënderaj.

Lexo Edhe:

Përvec rasteve të reja, Instituti Kombëtar i Shëndettit Publik ka njoftuar edhe për shërimin e 117 pacientëve.

Me shërimin e tyre, numri i rasteve aktive me këtë sëmundje në vend është 1 mijë e 129.

“Numri total i rasteve pozitive 3.178 raste nga 24.575 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 58 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Sot më 03 korrik 2020, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.824 raste, kurse raste aktive 1.296”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.

Ndryshe, Komuna me më së shumti vdekje nga COVID-19 vazhdon të mbetet Prizreni. Deri tash në këtë komunë janë regjistruar nëntë raste të vdekjes./Gazeta Express