57 raste të reja me Covid-19 në Mal të Zi - Gazeta Express
string(41) "57-raste-te-reja-me-covid-19-ne-mal-te-zi"

57 raste të reja me Covid-19 në Mal të Zi

Gazeta Express

12/07/2020 19:40

Në 24 orët e fundit, 57 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Mal të Zi, dhe janë testuar 433 persona, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik i këtij vendi.

“Gjatë ditës u raportuan edhe tre vdekje të tjera në të cilat shkaku i vdekjes dyshohej të ishte një infeksion i ri koronavirus. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit mbetet 14”, njoftoi Instituti.

Lexo Edhe:

Që nga fillimi i qershorit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 897, 14 vdekje dhe aktualisht në procesin e shërimit janë 13 persona, teksa numri i rasteve aktive është 870, raportojnë mediat e Malit të Zi.