51 viktima pas tërmetit, kryeprokurori Çela kërkon emrat e atyre që kanë shkelur rregullat - Gazeta Express
string(89) "51-viktima-pas-termetit-kryeprokurori-cela-kerkon-emrat-e-atyre-qe-kane-shkelur-rregullat"

Gazeta Express

12/12/2019 17:48

51 viktima pas tërmetit, kryeprokurori Çela kërkon emrat e atyre që kanë shkelur rregullat

Gazeta Express

12/12/2019 17:48

Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm, kërkon nga Prokuroria e Tiranës që të dalë me emra konkretë sa i përket atyre që kanë shkelur rregullat në ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit, duke shkaktuar 51 viktima.

Çela i ka ofruar mbështetje drejtuesve dhe prokurorëve të Tiranës për procedimet ndaj autorëve të veprave penale dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë.

Lexo Edhe:

“Në fokus të vecantë të takimit ishte mbështetja që Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela i ofroi drejtuesve dhe prokurorëve të kësaj prokurorie për procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor, përmes sigurimit të asistencës teknike dhe ekspertizës që do të ndihmojnë në hetimin e shpejtë dhe të plotë të rasteve.

Ai inkurajoi prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse, për të individualizuar autorët e veprave penale dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Shumë ndërtesa u shembën në Durrës dhe Thumanë, duke shkaktuar 51 viktima, ndërkohë që ka dyshime se nuk janë respektuar kodet e ndërtimit apo nuk janë marrë masat e nevojshme pas dëmtimeve në strukturë të këtyre godinanve pas tërmetit të 21 shtatorit.

Në takim është diskutuar edhe për: “probleme që lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, vleresimin e performancës së saj, organizimin e punes pas rritjes së numrit të prokurorëve në këtë prokurori, çështje që lidhen me zbatimin e ligjit për prokurorinë, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorëve, ndërtimin e një sistemi efikas të monitorimit të zbatimit të ligjit në këto aspekte, si dhe u trajtuan çështje që lidhen me zbatimin e ligjit, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”./t.ch