50 falënderime për Amerikën - Gazeta Express

50 falënderime për Amerikën

Lajme

Gazeta Express

12/06/2019 12:21

Në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë janë vendosur 50 falënderime për secilin shtet të Amerikës për ta falënderuar për kontributin që ky vend ka dhënë për çlirimin e Kosovës.

Atje, po ashtu, janë bërë të gjitha përgatitjet për ta pritur mikun e madh të shqiptarëve, ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, i cili do të qëndrojë në sheshin që mban emrin e tij në orën 15:00.