5 zyrtarët komunalë të arrestuar në Preshevë dyshohen se keqpërdorën projektet e financuara nga Kosova - Gazeta Express
string(101) "5-zyrtaret-komunal-te-arrestuar-ne-presheve-dyshohen-se-keqperdoren-projektet-e-financuara-nga-kosova"

5 zyrtarët komunalë të arrestuar në Preshevë dyshohen se keqpërdorën projektet e financuara nga Kosova

Gazeta Express

05/06/2020 13:55

Tetë persona, në mesin e tyre 5 zyrtarë të Komunës së Preshevës, janë arrestuar të enjten nga policia serbe nën dyshimet se kanë keqpërdorur paranë publike.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, i cili ka theksuar se pesë nga tetë të arrestuarit janë bashkëpunëtorë të kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit.

Lexo Edhe:

“Janë tetë të arrestuar – njëri është mu në kabinetin e kryetarit dhe është nënkryetar i partisë së tij. Dy janë prej administratës komunale. Një tjetër është shef i buxhetit dhe financave”.

Sipas tij, të arrestuarit dyshohen se keqpërdorën projektet e financuara nga Qeveria e Kosovës për komunën e Preshevës, e banuar kryesisht me shqiptarë.

“Ata akuzohen për korrupsion në një projekt që ka të bëjë me park fëmijësh, për të cilin Qeveria Haradinaj i ka dhuruar 100 mijë euro”, ka deklaruar Mustafa.

Ai shton se tre të arrestuarit tjerë janë serbë dhe se të njëjtit janë arrestuar për keqpërdorim të parave në të njëjtin projekt.

Ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në rastet kur jepen para për Luginën e Preshevës, ato të kontrollohen në mënyrë që mos të keqpërdoren.

“Kur të jepen para për Luginë ato edhe të kontrollohen dhe jo t’u lihen në duar matrapazëve që t’i vjedhin ato dhe keqpërdorin”.