5 ndryshime mes grave dhe burrave që duken të çuditshme, por e kanë një shpjegim - Gazeta Express
string(79) "5-ndryshime-mes-grave-dhe-burrave-qe-duken-te-cuditshme-por-e-kane-nje-shpjegim"

Shneta

Gazeta Express

02/12/2022 13:08

5 ndryshime mes grave dhe burrave që duken të çuditshme, por e kanë një shpjegim

Shneta

Gazeta Express

02/12/2022 13:08

Diferencat midis burrave dhe grave? Mund të mendoni se gjatë jetës jeni hasur me të gjitha ndryshimet e mundshme, por nuk është aq e thjeshtë. Në këtë artikull janë përfshirë disa fakte që ndoshta nuk i keni menduar kurrë më parë.

Gjatësia e gishtave: Në përgjithësi, tek gratë gishti tregues është më i gjatë se gishti i unazës. E kundërta ndodh tek meshkujt, ku gishti i unazës është më i gjatë se ai treguesi. Ky fakt është i shpjeguar edhe prej shkencës, pasi tek meshkujt testosteroni ndikon në rritjen e gishtit të unazës.

Lexo Edhe:

Vizioni: Gratë janë më të mira në dallimin e ngjyrave, kurse meshkujt janë më të shkathët në të parin e objekteve që lëvizin me shpejtësi.

Të fituarit e masës muskulore: Për shumë gra është e nevojshme të shkojnë rregullisht në palestër që të kenë trup të tonifikuar, ndërsa për burrat masa muskulore është shumë herë më e thjeshtë për t`u fituar.

Humbja e flokëve: Për të balancuar situatën kjo pikë shkon për gratë. Tipikisht gjysma e burrave humbasin flokët pas moshës 50 vjeçare, megjithatë ky fenomen është i njohur edhe për gratë, por ndjeshëm më pak në numër.

Madhësia e trurit: Truri i meshkujve është më i madh në përmasa sesa i grave, por kjo nuk do të thotë se meshkujt janë intelektualisht superior ndaj grave. Gjithashtu pjesë të ndryshme të trurit janë të ndryshmë në masë dhe funksionojnë ndryshe. Për shembull, hipokampus i cili është përgjegjës për të mësuarit dhe krijimin e memorieve është më i madh tek gratë; kurse amygdala që lidhet me të përjetuarin e emocioneve dhe të kujtuarit e tyre është më i madh tek burrat.