5 faktorët kryesorë për transferimin e Alabas në Real Madrid - Gazeta Express
string(60) "5-faktoret-kryesore-per-transferimin-e-alabas-ne-real-madrid"

Futboll

Gazeta Express

18/12/2020 16:39

5 faktorët kryesorë për transferimin e Alabas në Real Madrid

Futboll

Gazeta Express

18/12/2020 16:39

Real Madrid e ka David Alaban në listën e ngushtë, por madrilenët nuk janë të vetmit të interesuar për austriakun.

Lexo Edhe:

Kontrata e mbrojtësit të gjithanshëm të Bayern Munchen përfundon më 30 qershor të vitit 2020, dhe që nga 1 janari ai do të jetë i lirë të negociojë me klube tjera, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, ka pesë faktorë kryesorë që do të përcaktojnë nëse Alaba do të arrijë në Santiago Bernabeu apo jo.

Edhe Real Madrid si të gjitha klubet tjera në botë është goditur nga pandemia COVID-19, me buxhetin e tyre që është ulur me 300 milion euro për këtë sezon.

Kuptohet që Mbretërit dëshirojnë të jenë shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për shpenzimet financiare pasi nuk dëshirojnë të rrezikojnë stabilitetin ekonomik të klubit, gjë që do t’i lejojë ata të kthehen më shpejt sesa klubet e tjera në vitet e ardhshme.

Çdo marrëveshje për Alaba do të ishte për verën e ardhshme, kur ai të jetë në dispozicion falas, pasi që as Real Madrid dhe as Zinedine Zidane nuk dëshirojnë të bëjnë biznes në afatin kalimtar të janarit.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është nëse Sergio Ramos përfundon duke nënshkruar një kontratë të re në Real Madrid.

Ai është ende një figurë e rëndësishme për madrilenët jashtë dhe në fushë.

Por edhe Ramos mund të flasë me klube të reja që nga janari.

Përveç të ardhmes së Ramosit, vendimet duhet të merren nga Real Madrid edhe në lidhje me Nacho Fernandez dhe Eder Militao.

I pari ka pasur oferta që do t’i garantonin më shumë kohë loje, ndërsa i dyti nuk ka arritur të bëjë përshtypje që kur u bashkua nga Porto për 50 milionë euro në verën e vitit 2019.

Siç raportohet nga gazeta spanjolle “MARCA”, Real Madridi është klubi që Alaba dëshiron të bashkohet, megjithatë ai është gjithashtu i hapur për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain dhe Chelsea.

Qëndrimi në Bayern është jashtë opsionit për 28-vjeçarin pasi agjenti i tij, Pini Zahavi, nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje mbi pagën e klientit të tij, i cili pa dyshim do të jetë një faktor për t’u marrë parasysh kur klubet do të tentojnë Alaban në janar.

Edhe pse Alaba mund të bashkohet me Real Madrid falas, ai dëshiron një kontratë afatgjatë me vlerë rreth 10 milionë euro në vit.

Real Madrid e pëlqen idenë e nënshkrimit të Alaba, por ata do të duhet të veprojnë shpejt në mënyrë që të mos futen në një luftë ofertash me Chelsea dhe PSG. /Gazeta Express/