499 persona vdiqën nga koronavirusi në Francë në 24 orët e fundit - Gazeta Express
string(65) "499-persona-vdiqen-nga-koronavirusi-ne-france-ne-24-oret-e-fundit"

Gazeta Express

31/03/2020 23:48

499 persona vdiqën nga koronavirusi në Francë në 24 orët e fundit

Gazeta Express

31/03/2020 23:48

Franca ka raportuar ditën më të zezë deri më tani me 499 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e të vdekurve në 3523 persona.

Ky ishte numri më i madh i të vdekurve që nga shpërthimi i pandemisë në vend.

Lexo Edhe:

Franca në total ka regjistruar 52.128 raste të konfirmuara me Covid-19.

Në Francë aktualisht janë 22.757 persona të hospitalizuar me koronavirus, ndërkohe 5.565 prej tyre ndodhen në kujdesin intensiv.

Këto të dhëna përfshijnë të vdekurit në spital dhe jo ata që humbin jetën në shtëpi ose në shtëpitë e pleqve.