49 aktakuza brenda 24 orëve


load
Gazeta Express
14 Gusht 2019 12:10

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenëntë (49) aktakuza kundër
shtatëdhjetenjë (71) personave, si edhe ka ndaluar tetë (8) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka kryer bastisje, nën dyshimin për vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll se posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së. Me rastin e kryerjes se bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:

  • Një (1) pistoletë “Zastava” e kal. 6.35 mm, me një (1) karikator dhe tre (3)
    fishekë;
  • Një (1) pistoletë “Ekol Tuna” e kal. 6.35 mm, me një (1) karikator dhe tre (3)
    fishekë.
    Po ashtu, në fshatin Sopijë – Komuna e Suharekës, pas të shtënave me pistoletë me gaz, në një aheng familjar – dasmë, të dyshuarit, nga policia i sekuestrohet:
  • Një (1) pistoletë “Zoraki” MEDF18;
  • Katër (4) gëzhoja.

Te fundit


Kthehu lart