45- vjeçarja shkoi në QSUT të mjekohej për astmën, por humbi jetën pasi u infektua me covid - Gazeta Express
string(89) "45-vjecarja-shkoi-ne-qsut-te-mjekohej-per-astmen-por-humbi-jeten-pasi-u-infektua-me-covid"

Gazeta Express

07/07/2020 13:07

45- vjeçarja shkoi në QSUT të mjekohej për astmën, por humbi jetën pasi u infektua me covid

Gazeta Express

07/07/2020 13:07

45-vjeçarja e cila ndërroi jetë nga koronavirusi vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si astma, diabeti, tensioni dhe problemet me zemrën.

Abcnews mëson se ajo ishte paraqitur në spitalin Rajonal të Beratit për të marrë mjekim për astmën.

Lexo Edhe:

Kur gjendja e saj është përkeqësuar, ajo është dërguar në spital në Tiranë, ku dyshohet të jetë infektuar.

Ajo jetonte në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat, ndërsa la pas dy djem.

Ditën e sotme ISHP konfirmoi një tjetër viktimë nga koronavirusi, një 80-vjeçar nga Kruja.

Deri më tani ka shkuar në 81 numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë.