432 të prekur me COVID-19 nëpër spitale, 14 në respiratorë - Gazeta Express
string(57) "432-te-prekur-me-covid-19-neper-spitale-14-ne-respiratore"

Gazeta Express

05/08/2020 15:31

432 të prekur me COVID-19 nëpër spitale, 14 në respiratorë

Gazeta Express

05/08/2020 15:31

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se rreth 630 pacientë janë të shtrirë në QKUK dhe spitalet e tjera të vendit, ku prej tyre të konfirmuar me COVID-19 janë 432 persona, raporton Express.

Përmes raportit 24-orësh, ShSKUK-ja ka bërë me dije se 14 pacientë janë në respiratorë, 35 me CPAP dhe 389 me oksigjeno-terapi.

Lexo Edhe:

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga testimi i 461 mostrave, janë konfirmuar 218 raste të reja me COVID-19 që nga dje.

Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 9492, me gjithsej 284 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. /Gazeta Express