40 shqiptarë mbërrijnë nga Mali i Zi, por ‘ngecin’ në Shkodër, apel qeverisë për mjet transporti - Gazeta Express
string(92) "40-shqiptare-mberrijne-nga-mali-i-zi-por-ngecin-ne-shkoder-apel-qeverise-per-mjet-transporti"

Gazeta Express

30/03/2020 21:41

40 shqiptarë mbërrijnë nga Mali i Zi, por ‘ngecin’ në Shkodër, apel qeverisë për mjet transporti

Gazeta Express

30/03/2020 21:41

Rreth 40 shqiptarë që punonin në Malin e Zi janë kthyer në Shqipëri, por problemi që kanë hasur ka qenë transporti i tyre, në një kohë kur i gjithë vendi ndodhet në karantinë për shkak të koronavirusit.

Me të mbërritur në pikën doganore të Hanit të Hotit, falë një autobusi të vënë në dispozicion nga një qytetar shkodran, qytetarët kanë mbetur atje pa asnjë mundësi për t’u kthyer nëpër qytetet e banesat e tyre.

Lexo Edhe:

Ata apelojnë te qeveria që t’iu gjejë një zgjidhje sa më shpejt e të kthehen te familjet e tyre. Mes udhëtarëve ka qytetarë nga Tirana, Durrësi dhe Vlora.