4 vjeçarja që i mbijetoi sulmit në Zelandë të Re, në rrezik për jetë


Gazeta Express
21 Mars 2019 18:14

“Isha në gjendje ta përballoja, isha në gjendje të bëja punën time dhe t’i lija anash emocionet e mia, derisa më duhej ta operoja vajzën e vogël” tha Dr. Adib Khanafer, duke iu dridhur zëri, raporton NBC news, transmeton Gazeta Express.

Zëri i kirurgut dridhej deri sa ai po e përshkruante momentin që pa 4 vjeçaren Alen Alsati në tavolinën e tij të operacioneve.

“Unë i kam katër fëmijë, më i vogli është 7 vjeçar, më i madhi është 14 vjeçar,” tha Dr. Adib Khanafer, i cili ishte thirrur për ta shpëtuar jetën e viktimës më të vogël të sulmit në xhaminë e qytetit Christchurch.

Ajo ishte me babin e saj Wasseim Alsati, kur të dy u qëlluan gjatë lutjeve të së Premtes në xhaminë Masjid Al Noor në Christchurch.

“Plumbi e ka goditur në vena, gjë që është shumë e vështirë për ta kuruar” tha doktorri, i cili shpjegonte lëndimet e vajzës. “Plumbi ka dëmtuar arterien pelvis dhe e ka shkëputur atë”

Nga sulmi i së premtes së kaluar në Zelandën e Re, kanë mbetur të vrarë 50 persona, ndërsa 28 tjerë janë lënduar. Ky sulm konsiderohet si sulmi më i madh në historinë modern të Zelandës së Re./Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart