4-vjeçari bie nga kati i tretë i banesës në Pogradec, transportohet me urgjencë në Tiranë - Gazeta Express
string(88) "4-vjecari-bie-nga-kati-i-trete-i-baneses-ne-pogradec-transportohet-me-urgjence-ne-tirane"

4-vjeçari bie nga kati i tretë i banesës në Pogradec, transportohet me urgjencë në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2021 20:28

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec, ku një fëmijë 4-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një banese.

Sipas policisë i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas,  ishte duke luajtur tek banesa e gjyshit të tij në fshatin Vërdovë, dhe aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.

Lexo Edhe:

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit pasi ka marrë dëmtime fizike.

Njoftimi i policisë: Pogradec-  Mbrëmjen e sotme, në Spitalin e Pogradecit, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, i cili dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.

Ky shtetas do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.