4 teste gjaku të rëndësishme për gratë - Gazeta Express
string(38) "4-teste-gjaku-te-rendesishme-per-grate"

4 teste gjaku të rëndësishme për gratë

Shneta

Gazeta Express

18/01/2022 15:35

Kur mjeku juaj ju rekomandon kryerjen e testeve të gjakut gjatë një kontrolli rutinë, qëllimi është të mësoni se sa mirë funksionon trupi juaj dhe të diagnostikojë sëmundje të tilla si diabeti ose sëmundjet e zemrës që mund të mos kenë simptoma të dukshme.

Veçanërisht 4 teste gjaku janë të rëndësishme për të përcaktuar gjendjen e shëndetit tuaj.

Lexo Edhe:

1. Testi i sheqerit në gjak: Mat nivelin e glukozës (sheqerit) në gjak. Niveli i lartë i sheqerit është një shenjë që trupi juaj ose nuk po prodhon insulinë të mjaftueshme ose nuk është duke përdorur insulinë në mënyrë efikase. Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të tregojnë se keni diabet ose paradiabet. Mjeku juaj duhet të kontrollojë nivelin tuaj të glukozës esëll ose HbA1C tuaj – një mesatare të sheqerit në gjak gjatë tre muajve të fundit — një herë në vit, ose më shpesh nëse tensioni juaj i gjakut është i lartë.

2. Lipidograma: Mat nivelet e kolesterolit jo të shëndetshëm dhe triglicerideve për të vlerësuar rrezikun e sëmundjes së zemrës suaj. Gratë që kanë rrezik më të madh për sëmundje të zemrës ose që kanë diabet duhet të testohen një herë në vit. Ata që janë në rrezik normal duhet të pyesin mjekët e tyre për frekuencën e testimit.

3. Hormoni stimulues i tiroides (TSH) dhe testi FT4 : Tiroidja është një gjëndër në pjesën e përparme të qafës që prodhon hormone të cilat rregullojnë metabolizmin. Gratë kanë më shumë gjasa se burrat të kenë një gjëndër tiroide joaktive (hipotiroidizëm) ose gjëndër tiroide aktive (hipertiroidizëm). Mjeku juaj përcakton frekuencën e testimit. Gjithashtu kini parasysh këto simptoma të hipotiroidizmit ose hipertiroidizmit, të cilat përfshijnë:

– lodhje

– rrahje të shpejta të zemrës

– oreks të shtuar

– ndjeshmëri të madhe ndaj të ftohtit

– dobësi muskulore

– thonj dhe flokë të brishtë

– shtim ose rënie në peshë

4. Testi i vitaminës D (25 hidroksivitamina D): Mat nivelet e vitaminës D në gjakun tuaj. Vitamina D është thelbësore për fortësinë e kockave dhe funksionet e tjera të rëndësishme në trup. Gratë e moshuara kanë më shumë të ngjarë të kenë mungesë të vitaminës D, sepse lëkura nuk e prodhon këtë vitaminë në mënyrë efikase nga ekspozimi i diellit ndërsa plakemi, dhe për shkak se kalojmë më pak kohë.

Për termine kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web

/Artikull i sponsorizuar/