4 raste të reja me koronavirus në Krujë - Gazeta Express
string(39) "4-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-kruje"

Gazeta Express

09/07/2020 9:03

4 raste të reja me koronavirus në Krujë

Gazeta Express

09/07/2020 9:03

Pas Tiranës, Kruja është një nga vatrat më nxehta, ku janë regjistruar më shumë raste me koronavirus.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se nga 28 testime, 4 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Lexo Edhe:

Deri tani në vendin tonë e kanë humbur betejën me COVID 83 persona.

Autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të ndërgjegjësohen për respektimin e masave të vendosura, pasi në spitalin infektiv janë shtruar edhe të rinj. Ndërsa bizneset duhet të respektojnë protokollet.

Sipas ministrisë, situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar.