4 gjërat që prindërit e mirë i bëjnë më fëmijët e tyre


Gazeta Express
6 Nëntor 2019 12:28

Të jesh një prind i mirë dhe korrekt, padyshim që është një nga përgjegjësitë dhe gjërat më të vështira. Gjithsesi ka një listë me gjëra, që bëjnë prindërit e mirë herë pas herë për fëmijët e tyre. Disa nga to janë:

Ata u japin fëmijëve kohë të lirë– shumë prindër dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë sukses, prandaj fillojnë t’i kontrollojnë ditën dhe aktivitetet e tyre në mënyrë strikte. Aktivitetet  e përcaktuara nga prindërit kanë një ndikim pozitiv, mirëpo edhe negativ tek fëmijët. Ata mund të kenë stres, i cili mund të kaloj në shpërthime emocionale dhe sjellje të dhunshme.

Ata nuk përpiqen të jenë perfekt– prindërit të cilët dëshirojnë të jenë perfeksionistë me fëmijët e tyre, bëjnë një gabim të madh. Duhet që marrëdhënia prindër fëmijë të jetë sa më origjinale dhe spontane.

Nuk përdorin ndëshkime– Shumë prindër e praktikojnë dhënien e dënimeve ndaj fëmijëve, kur ata nuk veprojnë mirë. Ky është një gabim tjetër që shumë prindër e bëjnë, dhe i cili e dëmton shumë këtë marrëdhënie.

Ata krijojnë sa më shumë kujtime– kujtimet e fëmijërisë ndikojnë shumë në zhvillimin e njerëzve. Hulumtimet kanë treguar se fëmijët, që kanë kujtime të lumtura të fëmijërisë, rriten më shëndetshëm dhe janë më të kënaqur me jetën. /Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart