3D kthen në origjinal një shpatë të prishur të shekullit XV


Gazeta Express
29 Mars 2019 23:43

Një shpatë e zbukuruar nga një plak 90 vjeçar mysliman, i cili kishte vdekur në një betejë në Spanjë në vitin 1483 është kthyer në jetë me anë të një kopje mahnitëse të bërë me 3D

Një shpatë spektakolare, e përdorur dikur nga një komandat i madh, është kthyer në jetë me anë të një përfytyrim mahnitës 3D.

Sipas historisë, arma e zbukuruar ishte përdorur nga një luftëtar i njohur hispaniko-musliman, 90 vjeçar i njohur me emri Ali Atar, i cili kishte luftuar deri në vdekje në Betejën e Lucenas më 1483, transmeton GazetaExpress.

Ai ishte përpjekur për ta pushtuar qytetin e krishterë-tani një qytet spanjoll Cordoba-me nipin e tij Mbretin Boadbil, sulltanin e fundit të Granadas.

Mbreti ishte kapur, kurse komandanti i vjetër kishte vdekur në betejë, me fituesin të cilët kishin marrë si relikt armën apo shpatën e tij të mahnitshme.

Ajo është punuar nga çeliku dhe ari, si dhe metale të çmuara me fildish, arma vdekjeprurëse është një shembull spektakular i një farkëtari të shekullit 15.

Shpata u ruajt nga komuniteti i krishterë të shtetit iberik duke kaluar me gjenerata kurse tani është e arkivuar në Muzeun e Armatës së Toledos.

Shpata e Ali Atarit ka një çelës në formën e një kubi, e një dorezë fildishi e gdhendur me thënie të ndryshme arabe, një figurë si kafshë e gravuar në dorezë të saj.

Studiuesit nga Universiteti Politeknik në Valencia dhe një firmë nga Toledo, Ingheritag3D, tani kanë modeluar në 360 shkallë shpatën, duke e dokumentuar atë në ueb.

Imazhet në detaje janë marrë nga të gjitha këndet duke përdorur një teknikë të quajtur “fotogrametri”.

Të gjitha këto në fund u bashkuan duke përdorur një kompjuter me software të sofistikuar.

Imazhet dhe dizajni i dorëzës së shpatës janë kombinuar për të dizajnuar në detale tërë armën. /GazetaExpress/  

Te fundit


Kthehu lart