38-vjeçari vdes papritmas në një lokal në Prizren derisa ishte duke biseduar me shokë - Gazeta Express
string(85) "38-vjecari-vdes-papritmas-ne-nje-lokal-ne-prizren-derisa-ishte-duke-biseduar-me-shoke"

38-vjeçari vdes papritmas në një lokal në Prizren derisa ishte duke biseduar me shokë

Lajme

Gazeta Express

17/01/2023 16:43

Një 38-vjeçar ka vdekur në orët e para të së martës në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Express se viktima derisa ka qenë duke biseduar me shokët e tij, ka rënë pa vetëdije nga karrigia.

Lexo Edhe:

“Rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 00:00 në një lokal në Prizren. Derisa ishte duke biseduar me shokët e tij tanimë i ndjeri, ka rënë nga karrigia pa vetëdije. Ai është dërguar në Qendrën Emergjente ku edhe është konstatuar vdekja”, tha ai.

Bytyqi bëri të ditur se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjor.