38-vjeçari Crouch pensionohet nga futbolli


Gazeta Express
12 Korrik 2019 12:25

Peter Crouch ka vendosur të pensionohet në moshën 38-vjeçare pas një karrierë mbresëlënëse në nivelin e klubeve dhe Kombëtares.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Tottenhamit, Peter Crouch, e kishte kaluar sezonin e kaluar – dhe të fundit në karrierën e tij – si futbollist i Burnleyt, transmeton Gazeta Express.

Gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, Crouch i bëri 42 praqitje për Anglinë, si dhe luajti për Southamptonin, Portsmouthin dhe Stoke Cityn.

“I kam pasur 23 vjet për t’u përgatitur për këtë moment, por, tani që është momenti, ti e kupton se asgjë nuk mund të të përgatisë për këtë gjë. Koha ka ardhur që unë t’i referohem vetes si ish-futbollist; t’i jap fund këtij rrugëtimi të mrekullueshme që e nisa si 16-vjeçar”, shkruan Crouch.

Crouch pritet që tani t’i futet karrierës si gazetar e analist, pas suksesit të programit të tij në radiostacionin e BBC-së.

Ai e pranon se kishte shprehur se do të vazhdonte të luante, por pasi nuk ishte kthyer në turneun parasezonal për shkak të lindjes së djalit të tij, Jackut, ai vendosi të pensionohet.

“Qëllimi im ishte të luaja deri sa t’i mbushja 40 vjeç, kështu që është e frikshme ta thuash fjalën pensionim. Kjo më ka emocionuar dhe duket e çuditshme të mos përgatitem për një sezon të ri. Mirëpo, sezonet e fundit më kanë bërë të kuptojë që kjo është gjëja e duhur”.

Crouch është njëri ndër vetëm 28 futbollistët që i kanë shënuar mbi 100 gola në Premierligë dhe ai e mban rekordin për më së shumti gola të shënuar me kokë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart