360 elefantë ngordhin mistershëm në Botsuana të Afrikës - Gazeta Express
string(55) "360-elefante-ngordhin-mistershem-ne-botsuana-te-afrikes"

Gazeta Express

03/07/2020 14:43

360 elefantë ngordhin mistershëm në Botsuana të Afrikës

Gazeta Express

03/07/2020 14:43

Më shumë se 360 elefantë kanë ngordhur në rrethana  misterioze në Botsuana të Afrikës në këta tre muajt e fundit, sipas konservacionistëve lokalë.

Trupat e tyre të ngordhur janë gjetur rreth vrimave me ujë, përderisa disa të tjerë kishin ngordhur me fytyrën shtrirë në tokë.

Lexo Edhe:

Në anën tjetër, elefantët e gjallë që janë parë afër asaj zone, janë dukur fizikisht shumë të dobët, dhe njëri elefant ecte vetëm duke i rënë rreth, pa mundur që ta ndryshojë rrugën.

Qeveria e Botsuanas ka filluar t’i testojë mostrat e elefantëve të ngordhur, por ende nuk ka ardhur në ndonjë përfundim për shkakun e ngordhjes së tyre.

Në këtë shtet afrikan ndodhen 130 mijë elefantë afrikanë, më shumë se në cdo shtet tjetër në këtë kontinent.

Okavango Delta, vendi ku janë gjetur këta trupa, është vendi ku jetojnë 10 përqind e elefantëve të Botsuanës.

Ajo që po spekulohet se ka mundur ta shkaktojnë ngordhjen e tyre është ndonjë parazit specifik për elefant, por pse jo edhe Covid-19, sipas Niall McCann, drejtorit të konzervimit në organizatën National Park Rescue të Mbretërisë së Bashkuar.