35.3 km/h – Vrapimi i yllit të Bayernit që mahniti tifozët gjatë derbit gjerman - Gazeta Express
string(77) "35-3-km-h-vrapimi-i-yllit-te-bayernit-qe-mahniti-tifozet-gjate-derbit-gjerman"

Gazeta Express

27/05/2020 9:46

35.3 km/h – Vrapimi i yllit të Bayernit që mahniti tifozët gjatë derbit gjerman

Gazeta Express

27/05/2020 9:46

Mbrojtësi anësor i Bayern Munichut, Alphonso Davies, e dëshmoi shpejtësinë e tij gjatë derbit të së martës kundër Borussia Dortmundit, veçanërisht gjatë një aksioni kur porta e Bayernit po rrezikohej nga Erling Haalandi.

Goli i bukur i Joshua Kimmichit gjatë pjesës së parë të ndeshjes ia siguroi kampionit në fuqi të Gjermanisë një fitore me rezultat 1:0 në derbin Der Klassiker pa tifozë në Signal Iduna Park të martën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjiganti bavarez tani është në krye të tabelës së Bundesligës me shtatë pikë epërsi ndaj Dortmundit, që radhitet në pozitën e dytë. Pasi që deri në fund kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje, Bayerni po shkon drejt titullit të tetë radhazi të Bundesligës.

E përderisa edhe supergoli i Kimmichut u vlerësua mjaft shumë në rrjete sociale, ishte vrapimi i Davies ai që mori më së shumti vëmendje.

19-vjeçari ishte detyruar ta shfrytëzonte shpejtësinë e tij për ta ndalur Haalandin të mos shënojë, gjatë këtij derbi në Signal Iduna Park.

Ai arriti shpejtësinë prej 35.5 km/h përderisa po e ndiqte pas pas yllin norvegjez të Borussia Dortmundit. Ky vrapim është njëri ndër top dhjetë vrapimet më të shpejta të regjistruara ndonjëherë në Bundesligë. /Gazeta Express/