348 pacientë me hemodializë kanë qenë të infektuar me COVID-19 në Kosovë - Gazeta Express
string(72) "348-paciente-me-hemodialize-kane-qene-te-infektuar-me-covid-19-ne-kosove"

348 pacientë me hemodializë kanë qenë të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 10:44

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë në repartin e Dializës në Klinikën e Nefrologjisë janë trajtuar 348 pacientë pozitiv me COVID-19, raporton Gazeta Express.

Sipas SHSKUK’së, gjatë kësaj kohe janë ofruar 1 mijë e 50 shërbime të dializës.

Lexo Edhe:

Ndërsa, nga ky shërbim kanë thënë se pacientë kronikë-COVID pozitiv të hemodializuar kanë qenë 187, ndërsa pacientë akut- COVID pozitiv të hemodializuar qenë 215 .

Njoftimi i plotë:

Reparti i Dializës në Klinikën e Nefrologjisë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, nuk i  ndërpreu asnjëherë shërbimet e saj, ndonëse kishte një numër të konsiderueshëm të të prekurve me COVID nga stafi shëndetësor e teknik.

Që nga fillimi i Pandemisë COVID-19, u trajtuan 348 pacientë pozitivë me COVID, gjersa u ofruan 1 mijë e 50 shërbime të dializës.

Pacientë kronikë- COVID pozitivë të hemodializuar ishin 187, pacientë akut- COVID pozitivë të hemodializuar qenë 215 .

Klinika e Nefrologjisë realizoi hemodializë për pacientët e prekur me COVID edhe në Klinikën Infektive, Klinikën Infektive 2 (Mjekësia Sportive) dhe në Mjekimin Intenziv Qendror- Reparti COVID.