306 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës - Gazeta Express
string(59) "306-paciente-me-covid-19-po-trajtohen-ne-spitalet-e-kosoves"

306 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Gazeta Express

15/07/2020 7:40

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës – Spitalet e Përgjithshme aktualisht po trajtohen 460 pacientë, 306 me Covid-19.

“SHSKUK-Spitalet e Përgjithshme: Po trajtohen 460 pacientë, 306 me Covid-19 Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme: Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri) gjatë ditës së sotme janë të spitalizuar 460 pacientë. Prej tyre, 306 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19. Për 154 pacientë të tjera priten rezultatet. Prej këtyre pacientëve, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar.”, thuhet në njoftim.

Lexo Edhe: