30 vjet nga aksioni i parë kundër policisë serbe, faqja e fshatit Llaushë publikon fotografi - Gazeta Express
string(91) "30-vjet-nga-aksioni-i-pare-kunder-policise-serbe-faqja-e-fshatit-llaushe-publikon-fotografi"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 10:58

30 vjet nga aksioni i parë kundër policisë serbe, faqja e fshatit Llaushë publikon fotografi

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 10:58

Faqja në Facebook e fshatit Llaushë ka postuar disa fotografi para 30 vjetësh të Gani Gecit së bashku me tre bashkëfshatarë kur kishin kryer aksionin e parë kundër policisë serbe me urdhër të komandantit Adem Jashari.

Në postim thuhet se me 7 korrik 1992 është kryer aksioni i parë nga njësiti gueril i Llaushës në qendër të Skenderajt kundër forcave serbe ku pati të vrarë dhe të plagosur, raporton Express.

Lexo Edhe:

“Me datën 7 korrik 1992 u krye aksioni i parë kundër forcave serbe, ku pati të vrarë dhe të plagosur. Sot bëhen 30 vjet që kur këta tre djem nga njisiti gueril i Llaushës, Gani Geci, Xhevahir Geci dhe Agim Geci me urdhër të komandantit legjendar Adem Jashari kanë kryer aksionin e parë ushtarak kundër forcave serbe në qendër të Skënderajt në mes dy shkollave shkollës fillore dhe shkollës së mesme. P.S.Foto 1, dhjetë ditë pas aksionit në fshatin Llaushë. Foto 2, një muaj pas aksionit në Tiranë”, thuhet në postim.