“30 qershori”, reagon sërish Këshilli i Evropës


Gazeta Express
27 Qershor 2019 14:30

Këshilli i Evropës në një deklaratë tha se po ndjek me vëmendje situatën përpara zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i cili  thekson se duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet ndërkombëtare

“Ne po e ndjekim me vëmendje situatën para zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhje dhe po ashtu në përputhje me legjislacionin kombëtar.

Në këtë kontest, ne duam të rikujtojmë se Këshilli i Evropës ka një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar me OSBE/ODIHR-in, i cili ka dërguar një mision për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri”, thuhet në deklaratën zyrtare të Këshillit të Evropës.

Te fundit


Kthehu lart