30 punëtorë ngecin në një minierë në Gjermani


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 13:56

30 punëtorë janë bllokuar si pasojë e një shpërthimi në një minierë në Gjermani, ku raportohet se disa prej tyre edhe janë plagosur.

Punëtorët ngecën 700 metra nën tokë në zonën e Tojts Shentalit.

Zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencave bashkërenduan përpjekjet për t’i nxjerrë të mbijetuarit nëpërmjet tunelit të minierës.

Për fat të mirë, të gjithë u nxorën në kohë dhe të plagosurit janë duke marrë tretmanin mjekësor, teksa raportohet se vetë një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart