30 persona të lënduar nga mbi 20 aksidente brenda dy ditësh vetëm në Shkup


Gazeta Express
10 Qershor 2019 10:01

Një çiklist dhe katër këmbësorë kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 26 persona të tjerë kanë marrë lëndime të lehta në gjithsej 20 aksidente që kanë ndodhur fundjavën e kaluar në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në 11 aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas SPB Shkup, policia nga trafiku ja përjashtuar 109 shoferë të cilët kanë lëvizur  me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 48 para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit, tre fillestarë dhe 33 automjete të cilat kanë qenë të paregjistruara.

Për parim të parregullt policia ka lëshuar  191 masa, ndërsa automjeti special “karrotrec” la larguar 90 automjete.

Janë gjobitur edhe një këmbësor i cili ka kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, 16 shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tetë shoferë nuk kanë dhënë përparësi të kalimit të këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, katër shoferë për reshtim jo të drejtë, tre automjete për tejkalim jo të drejtë, 28 për për mospërdorim të kaskës mbrojtëse  nga ngasësit e motorit, mopedit dhe motoçikletës, 14 për mosvendosjen e rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjeteve motorike dhe 29 për përdorimin e telefonit celular nga shoferët gjatë drejtimit të automjeteve motorike.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart